Kovid Shqipëri/ 549 raste të reja, ulet numri i viktimave

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë humbur jetën 5 qytetarë nga COVID-19, teksa janë konfirmuar 549 raste të reja nga 4,279 teste të kryera.

Marketing

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se viktimat e orëvetë fundit janë shënuar një qytetare 61 vjeç nga Saranda, tre qytetarë nga Tirana 63-72 vjeç, një qytetar nga Vlora 72 vjeç.

Rastet e reja evidentuar 236 qytetarë në Tiranë, 24 në Sarandë, 23 në Fier, 22 në Shkodër, 21 në Lushnje, 20 në Vlorë, 18 në Durrës, 16 në Kamëz, Elbasan, 13 në Lezhë, 11 në Kurbin, Krujë, Dibër, 10 në Kukës, 8 në Dimal, Kuçovë, 6 në Kavajë, Gjirokastër, 5 në Vorë, Patos, Mallakastër, Berat, Cërrik, 4 në Bulqizë, Korçë, 3 në Vau i Dejës, Shijak, Tepelenë, Devoll, Skrapar, Librazhd, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Mirditë, Pogradec, Poliçan, Gramsh, 1 në Has, Rrogozhinë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Memaliaj.

Në të gjithë vendin janë 9,178 pacientë aktivë me COVID19. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 35 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 865 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 159,439 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (02 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 549
Të shëruar në 24 orë 865
Të shtruar në spitale 176
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 4,279

Testime totale 1,211,134
Raste pozitive 171,327
Raste të shëruara 159,439
Raste Aktive 9,178
Humbje jete 2,710

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4045
Durrës 977
Fier 793
Shkodër 774
Vlorë 540
Elbasan 486
Berat 351
Lezhë 367
Korçë 240
Kukës 209
Gjirokastër 218
Dibër 178

Marketing