Koxias: Marrëveshja nuk është kusht për borxhin

Greqia nuk ka arritur marrëveshje me Maqedoninë për të marrë diçka si kompensim. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm Grek Nikos Kocijas.

Marketing

Një deklaratë e tillë e shefit të diplomacisë greke erdhi pas pretendimeve të ish deputetit të “Grekëve të pavarur” Dimitris Kamenos se përmes marrëveshjes, Greqia ka marrë në këmbim lehtësime ekonomike.

Koxias ka përgënjeshtruar akuzat duke thënë se marrëveshja e arritur mes palëve është bërë për shkak të sigurimit të paqes në të dyja vendet. Këto komente i pari i diplomacisë Greke Kocijas i bëri gjatë një interviste në televizionin Grek “Antena”.

Marketing