KPK apel partive: Mos tentoni të na implikoni në lojrat politike

Komisioni për parandalimin e korrupcionit apelon te partitë politike që të mos tentojnë ta implikojnë këtë institucioni, në lojrat e tyre të politikës ditore.

Marketing

Kjo është kundërpërgjigjigja e komisionit ndaj kërkesës së VMRO-DPMNE-së për të vlerësuar punën e gjykatësit Miko Sandev, i cili sipas partisë opozitare po tregon tendencë gjatë shqyrtimit të lëndëve ndaj anëtarëve të kësaj partie.

“Të mos tentojnë partite politike që të na fusin në lojrat e tyre politike. Ne nuk jemi objekt i manipulimit nga ana e partive politike, por ne jemi organ i pavarur i cili punën në përputhshmërit me detyrimet ligjore të cilat i janë caktuar me ligj” – tha anëtari Shemsi Sallai.

Nga Komisioni Parandalimin e Korupsionit thonë se nuk do të tolerojnë kurfarë presioni nga partitë politike, dhe punën e komisionit do ta vlerëson vetëm Kuvendi si themelues.

“Komisioni për Parandalim të Korupsionit është themeluar nga Kuvendi i RMV dhe përgjegjësi për punën e sajë do ti japë vetëm Kuvendit. Prandaj qëllimi i këtij Komisioni është që të përforcohen kapicitetet demokratike. Prandaj përpjekjet për ta involvuar atë në lojrat politike të partive është e pa bazë dhe nuk korespondon. Ne në mnyrë profesionale kemi trajtuar të gjitha lëndët, edhe për rastin e gjykatësit Mitko Sandev Komisioni sygjeron që gjykatësi të ketë qasje profesionale, ndërsa për shkeljet eventuale përgjegjësi duhet të japë para Komisionit Disciplinor” – u shpreh anëtarja e Komisionit, Katica Nikollovska.

Sipas Kosomisonit anti korrupcion ashtu siç po ofrohen zgjedhjet lokale, ashtu po rritet edhe presioni i partive politike ndaj punës së këtij Komisioni.

Marketing