Krasniqi: Hartel nuk më ka mposhtur, mezi po e pres rimeçin

 Krasniqi ndihet i lumtur që Stefan Hartel ia dha rastin të boksojnë përsëri këtë vit. Boksieri kosovar mezi po e pret rimeçin me boksierin gjerman, i cili do të zhvillohet në muajin nëntor. Junikasi thotë se nuk e kishte merituar humbjen në meçin e parë në mes tyre

Marketing

Haxhi
Krasniqi do ta ketë një mundësi të dytë ndaj Stefan Hartel, shkruan Gazeta
Express.

Boksieri
kosovar ndihet i lumtur që Stefan Hartel ia dha rastin dhe mundësinë të boksojnë
përsëri këtë vit.

Boksieri
gjerman e kishte fituar duelin e parë në mes tyre në pjesën e parë të këtij
viti, duke ia rrëmbyer edhe titullin e kampionit evropian në peshat super të
mesme.

Mirëpo,
junikasi insiston se nuk e kishte merituar humbjen në atë meç dhe tash mezi po
e pret rimeçin, i cili do të zhvillohet në muajin nëntor.

“Hartel
ka boksuar mirë në meçin e parë, por nuk më ka mposhtur. Në rundet e fundit ai
shkoi pothuajse i nokautuar. Nëse nuk do ta kisha qarjen në sy, do ta fitoja pa
problem meçin. Nuk jam absolutisht dakord me vendimin e gjyqtarëve dhe për këtë
mezi e pres rimeçin”, ka thënë Krasniqi.

Data
e rimeçit nuk është caktuar ende, por për momentin dihet vetëm muaji – nëntor.

Krasniqi synon ta fitojë këtë meç dhe më pas ta vazhdojë rrugëtimin drejt titullit të kampionit të botës, një objektiv i tij jetësor.

Marketing