Krejt Golf 1-shat këtë të diele në Malishevë, garë e rrallë por interesante

Në Malishevë do të mbahet një miting interesant i veturave të vjetra, shkruan IndeksOnline.

Marketing

Këtë të diele, do të mbahet një miting i gjithë atyre që posedojnë veturë të tipit, Golf 1.

Mitingu në fjalë do të fillojë nga ora 15:00, teksa planifikohet që të ketë edhe gara mes veturave në fjalë.

Pjesëmarrës do të jenë adhuruesit e këtyre veturave nga Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Gjermania, Zvicra etj.
Besohet se në këtë miting do të marrin pjesë deri në 700 persona.