Krerët e ASH takim me pesë vëllezërit nga Nakushtaku që u pajisën me shtetësi, falë ligjit për personat e parvidentuar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, kryetari i degës së ASH në Likovë, Jeton Shaqiri, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, deputetët, Elmi Aziri dhe Abdulla Saliu dhe drejtorin Driton Nebiu, qëndruan në fshatin Nakushtak të Kumanovës, ku 5 vëllezër të familjes Agushi nga ky vendbanim, për herë të parë janë pajisur me shtetësi dhe dokumente personale falë ligjit të ri me të cilin përfundimisht u zgjodh çështja e personave të paevidentuar.

Marketing

Deri më tani, në mungesë të çertifikatës dhe shtetësisë, ata nuk kanë mundur të shfrytëzojnë asnjë të drejtë qytetare, nuk kanë pasur mbrojtje shëndetësore, punësim të rregullt, sigurim social, sigurim pensional, nuk kanë mundur të zhfrytëzojnë asnjë beneficion edhe pse vazhdimisht nga ana tjetër kanë qenë taksapagues të rregullt dhe banorë rezident.

Pesë vëllezërit nga familja Agushi ishin në mesin e mbi 700 bashkëqytetarëve të cilët gjithë jetën e tyre, edhe pse kanë lindur dhe jetuar në Maqedoni, me dekada nuk kanë qenë të evidentuar dhe nuk kanë qenë të pajisur me dokumente personale. Me ndryshimet e fundit ligjore, Maqedonia e Veriut bëhet vendi i parë në Evropë dhe i dyti në botë që përfundimisht zgjidh problemin e personave të paevidentuar.

Bashkë me strukturat lokale dhe anëtarë të Aleancës për Shqiptarët në fshatin Nakushtat, zhvilluan edhe një bashkëbisedim për projektet, të arriturat e zyrtarëve të emëruar nga ASH, si dhe planet dhe aktivitetet për të ardhmen.

Marketing