Krerët e DAP-it në takim pune me kryetarin e këshillit të ekpertëve të agjencisë për supervision të sigurimit pensional me Financim Kapital

Në kuadër të agjendës së sotme, krerët e DAP-it realizuan takim pune me Kryetarin e Këshillit të ekpertëve të Agjencisë për Supervision të Sigurimit Pensional me Finansim Kapital, Maksud Ali, me të cilin bashkëbiseduam për tema te ndryshme të bashkëpunimit mes dy institucuoneve.
✅Gjatë takimit u hapën shumë tema që na lidhin me Agjencinë në fjalë, por u përqëndruam për mbledhjen e kontributeve nga sigurimi i obligueshëm social që parashihet me Ligjin për kontribute nga sigurimi i obligueshëm social.
✅Për ne është me rëndësi që bashkëpunimet institucionale të prodhojnë efikasitet për shërbime të mira për qytetarët tanë dhe në këtë rast për mbrojtjen e interesave të pensionistëve.

Marketing
Marketing