Krerët e UÇK-së dalin sërish para gjyqit të Speciales

Sot do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Marketing

Kjo është konfirmuar edhe në kalendarin e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi dhe Rexhep Selimi do të paraqiten në seancën e radhës në gjykatë nga ora 11:00.Që të katërt akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte. Mbi ta rëndojnë gjithësej 10 akuza.

Në seancën e sotme pritet të diskutohen çështje të ndryshme të mbrojtjes dhe Prokurorisë si dhe një datë e mundshme për nisjen e gjyqit.Kjo e fundit në fakt është tema e cila deri më tani ka shkaktuar përplasjet më të ashpra mes Prokurorit të Specializuar dhe avokatëve.

Marketing