Ballina Aktuale Kreu i Çairit Visar Ganiu në Ulqin, takon kryeministrin e sapozgjedhur të...

Kreu i Çairit Visar Ganiu në Ulqin, takon kryeministrin e sapozgjedhur të Malit të Zi Dritan Abazoviç

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu sonte qëndroi në Ulqin, me çrast takoi kryeministrin e sapozgjedhur të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Marketing

Ganiu dhe Abazoviç janë takuar në një lokal në Ulqin. Takimi ka qenë i rastesishëm. Ganiu ka shfrytëzuar takimin për ta uruar Abazoviçin për përzgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Malit të Zi. Dy politikanët shqiptarë pas kafes së përbashkët kanë shkrepur edhe një fotografi të përbashkët.

Ndryshe parlamenti i Malit të Zi të enjten zgjodhi Abazoviqin kryeministër të vendit.

Zgjedhja e Dritan Abazovic në krye të qeverisë konsiderohet një ngjarje historike pasi për herë të parë në këtë post zgjidhet një shqiptar.

Marketing
Exit mobile version