Kreu i diplomacisë greke, Nikos Dendias nesër në Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në suaza të të cilës do të mbajë takim me nikoqirin e tij shefin e Diplomacisë Nikolla Dimitrov.
Siç kumtoi MPJ, në takim është parashikuar të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale, për bashkëpunimin politik dhe ekonomik, si dhe për perspektivën evropiane të vendit tonë dhe rajonit.

Marketing

Gjithashtu, shtohet, është parashikuar të shqyrtohen edhe mundësitë për përparim të dialogut politik mes dy vendeve, në dritë të implementimit të obligimeve nga Marrëveshja e Prespës.

Në suaza të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ministri grek i Punëve të Jashtme do të takohet edhe me presidentin Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin Zoran Zaev