Kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme izraelite Mossad, Yossi Cohen është takuar të premten më 30 prill në Washington me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të gazetës “Haaretz”, Cohen përpara takimit me Bidenin ka bërë një vlerësim të situatës me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Në lajm tërhiqet vëmendja se takimi është zhvilluar në një periudhë kur Izraeli po përpiqet të bindë SHBA-në që të mos kthehet në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.
Më tej theksohet se Cohen të enjten më 29 prill është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe se i ka shprehur atij “shqetësimet e thella” të vendit të tij rreth aktiviteteve bërthamore të Iranit.
Ndërkohë nga Shtëpia e Bardhë nuk është dhënë ndonjë deklaratë lidhur me takimin.
Qeveria e Tel Avivit kërkon vazhdimin e sanksioneve të vendosura nga Washingtoni ndaj Iranit në periudhën e ish-presidentit Donald Trump dhe moskthimin në marrëveshjen bërthamore të nënshkruar në vitin 2015.