Ballina Lajme Botë Krim i rëndë në SHBA, e mitura vritet me gjakftohtësi pasi bënte...

Krim i rëndë në SHBA, e mitura vritet me gjakftohtësi pasi bënte zhurmë me monopatinë

Një krim i rëndë u regjistrua këtë të hënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një vajzë 8-vjeçare u vra me armë zjarri nga fqinji i saj, për arsyen e vetëm sepse po luante.

Marketing

Ngjarja ndodhi në Çikago, kur vajza ishte duke luajtur me një monopatinë, e cila mendohet të ketë bezdisur fqinjin e saj, i cili e qëlloi me plumb në kokë.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i babait të viktimës, i cili u përball me vrasësin duke e qëlluar atë disa herë me armë.

Tashmë autori ndodhet në spital dhe po mjekohet, ndërkohë që policia është duke mbledhur ende prova për të mbyllur hetimet për këtë krim të rëndë që tronditi gjithë opinionin publik.
Marketing
Exit mobile version