Ballina Lajme Maqedoni Krimi dhe korrupsioni, Spasovski: Nuk ka vetëm në RMV, ne po e...

Krimi dhe korrupsioni, Spasovski: Nuk ka vetëm në RMV, ne po e luftojmë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në intervistën e tij gazetën sllovene “Dello” tha se Evropën më lehtë mund ta mbrojmë nga krimi nëse jemi pjesë e BE-së.

Marketing

Por thotë njëkohësisht se megjithë përshtypjen e krijuar që në ballkan, përfshirë edhe vendin tonë, vlon krimi e korrupsioni, një dukuri e tillë është edhe në shtetet perëndimore.

“U krijua përshtypja se te ne ka më shumë krim dhe korrupsion se sa në vendet tjera. Detyra jonë është ta heqim këtë përshtypje. Jemi të përkushtuar në reformat në gjyqësi, diçka që është pozitive. Por çështje kryesore është se si të reformohet mendja dhe vlerat që të mos kërkojmë zbrazëtira juridike në ligje. Nëse arrijmë këtu, gjithçka është më lehtë”, – tha Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Exit mobile version