Krisje e çarje muresh, banorët e një pallati në Durrës ndihen të frikësuar

Tërmeti i datës 26 nëntor ka prekur më shumë qytetin e Durrësit. Banorët në qytetin bregdetar shprehen se ndihen të frikësuar, pasi pallati ka pësuar çarje muresh.

Marketing

Banorët kanë filmuar gjendjen katastrofike të një pallati në zonën e njohur si “Rrota e kuqe”, në rrugën “Pavarësia” të qytetit.

“Kjo është gjendja e pallatit pas tërmetit shkatërrimtar. Si banore e pallatit, kërkoj të paktën një specialist, të shikojë gjendjen dhe të japë një verdikt, sepse askush nuk është parë në zonën tonë”, deklaron banorja.

Sipas banores, edhe pse pallati ka pësuar dëmtime të rënda, deri tani nuk ka shkuar asnjë specialist për inspektim.