Ballina Sport Kristiano Ronaldo mungon në 3 sfida në Seria A

Kristiano Ronaldo mungon në 3 sfida në Seria A

Ylli portugez ka kryer analiza të tjera rreth lëndimit që ka pësuar me Portugalinë. Ende nuk dihet nëse Ronaldo do t’ia dalë të kthehet në fushë për ndeshjen me Ajaksin që luhet më 10 prill. Mbetet ende për t’u kuptuar se sa do të jetë koha që do ta mbajë jashtë fushës së blertë ky lëndim 34-vjeçarin. Vlerësimet paraprake mjekësore ende nuk kanë dalë në një përfundim konkret se sa e gjatë do të jetë koha e rikuperimit të tij, ndaj “bardhezinjtë” nuk kanë sigurinë nëse do të kenë shërbimet e CR7 në takimin ndaj holandezëve. E sigurt është se Ronaldo do të mungojë në sfidat e radhës të Juves, ndaj Empolit, Kaliarit dhe Milanit.

Marketing
Exit mobile version