Ballina Aktuale Kritikat për konsujt, MPJ formon grupe pune për të shqyrtuar të gjithë...

Kritikat për konsujt, MPJ formon grupe pune për të shqyrtuar të gjithë të dërguarit nga viti 2006-të

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me deklaratat e fundit të Kryetarit të Komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme rreth emërimit dhe dërgimit të diplomatëve në pozicionet mē të larta në Ambasadat dhe Konzullatat e vendit, konfirmon se vitin e kaluar janë dërguar 20 prijës të Përfaqësive, 16 prej të cilëve diplomatë karriere nga Ministria që është 80% e të dërguarve, përcjell TV21.

Marketing

Profesionalizimi i diplomacisë mbetet një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Jashtme edhe në periudhën e ardhshme, për çka janë ngritur disa iniciativa për të cilat opinioni tashmë është i informuar, duke përfshirë kështu edhe projektligj të ri për Ministrinë e Punëve të Jashtme me të cilin përqindja e detyrimit për të dërguar diplomatë do të rritet nga minimumi aktual prej 33% në 75%.

Ndër iniciativat e tjera, pranë Ministrisë është ngritur një grup pune për të shqyrtuar të gjitha emërimet dhe dërgimet e Ambasadorëve dhe Konsujve të Përgjithshëm nga viti 2006 e deri më sot dhe do të përgatitë një analizë krahasuese. Qëllimi i analizës është të verifikohen të gjitha detajet dhe rrethanat në të cilat ato janë dërguar si dhe cilësinë e kandidatëve që si personat e parë në PDK-ve e përfaqësojnë vendin jashtë. Pas përfundimit të analizës, ajo do të prezantohet para opinionit./TV21

Marketing
Exit mobile version