Krizë mes Ronaldos dhe Georginas?

Georgina Rodríguez dhe Cristiano Ronaldo janë një nga çiftet më solide në botën e shoëbizit. Por sipas mediave të huaja, çifti nuk është në ditët e veta më të mira. Ka pasur shumë spekulime për këtë romancë, por nëse ka diçka që ka ndezur thashethemet për një krizë të mundshme, është video që modelja shpërndau pak ditë më parë duke i dhënë partnerit të saj dhuratën e Krishtlindjes, një makinë Rolls Royce.

Marketing

Përvec makinës luksoze, ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë kimia mes çiftit. Programi ‘Socialité’ ka krahasuar këtë video me atë të Shkurtit të kaluar në të cilënë ish-shitësja i dhuroi një tjetër makinë Cristianos për ditëlindjen e tij.

Ndërsa në klipin e fundit, çifti pothuajse nuk e shikojnë njëri-tjetrin në sy, në videon e gati një viti më parë ata shkëmbejnë vazhdimisht përqafime.

Por, cila është arsyeja e kësaj krize? Mediat e huaja thonë se Georgina dhe Cristiano kanë pasur një vit të vështirë në planin personal, por karriera profesionale e futbollistit është ajo që ka ndikuar më shumë në marrëdhënie.

Marketing