Ballina Lajme Maqedoni KRRE: BEG do mbetet pa licencë nëse ndal ngrohjen

KRRE: BEG do mbetet pa licencë nëse ndal ngrohjen

“Ballkan Energi Group” do të mbetet pa licencë në momentin kur do të ndalet të porosit energji termike në Shkup kurse detyrimin për furnizim me energji termike do ta merr qeveria, paralajmëroi kryetari i KRE-së, Marko Bislimovski.

Marketing

Vëretja e këtillë vjen pasi BEG kumtoi se ka para për prokurim të gazit vetëm deri në fund të ditës, që paraqet një kërcnim për mijëra familje të mbeten pa ngrohje qendrore në kohën kur temperaturat janë në minus.

“Si kompani me përgjegjësi shoqërore informojmë se nuk kemi më tepër resurse për sigurimin dhe financimin e sezonit të nxemjes pa ndihmlë shtetërore për kompensimin e tarifës për prodhimin e energjisë termike, me çka nuk do të mundemi të vazhdojmë me prodhimin e nxemjes” – thotë Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

BEG propozoi që qeveria përkohësoisht ta merr menaxhimin e kompanisë deri në përfundimin e gjendjes së krizës në këtë sezonë, por numri një i Komisionit Rregullator, vlerëson se oferta e këtillë është e papranueshme.

Qeveria siguroi kredi prej 8 milion euro nga Banka Zhvillimore për BEG që të prokuron gaz, por siç tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, BEG nuk mund të dorëzon garanci bankare, kurse BZH nuk mund të jep kredi në emër të qeverisë pa mos u garantuar mjetet.

Përveç BEG, pakënaqsi me vendimet e qeverisë kanë edhe nga SHA Teto, pas vendimit të djeshëm të qeverisë që të munden të punojnë çdo ditë nga ora 5 në mengjes deri në ora 1 të natës, pas çka sasitë shtesë të energjisë së prodhuar do ti blej EMV me çmim deri në 170 euro për megavat orë.

Nga Teto kërkojnë që çmimi të jetë pothuajse dyfish më i lartë apo 270 euro për megavat orë pa TVSH.

Exit mobile version