Ballina Biznes KRRE do të shpallë çmimin e ri të energjisë elektrike, nuk priten...

KRRE do të shpallë çmimin e ri të energjisë elektrike, nuk priten goditje të çmimeve

Komisioni Rregullator për Energjetikë sot në konferencë për shtyp pritet të shpallë çmimin e ri të energjisë elektrike për amvisëri dhe konsumatorë të vegjël, i cili do të jetë i vlefshëm nga 1 korriku. Kryetari i KRRE-së Marko Bislimoski dje deklaroi se nuk do të ketë goditje të çmimeve dhe se çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëri nuk do të rritet për më shumë se një për qind.

Marketing

Në tenderin e shpallur nga furnizuesi universal EVN Home, çmimi nga SHA EMV prej 60 euro për megavat orë është pranuar për të mbuluar 85 për qind të nevojave, ndërsa për pjesën e mbetur prej 15 për qind kanë arritur tri oferta, por asnjë nuk është pranuar sepse ofertat ishin më të larta se çmimet momentale të tregut.

“Nuk do të ketë goditje çmimesh, gjithçka do të jetë brenda disa ndryshimeve minimale. Ne i kushtuam vëmendje të veçantë për të shmangur goditjet e çmimeve. Ajo që ishte shumë e rëndësishme për ne ishte 15 për qind që EVN Home duhej të furnizonte në tregun e lirë të energjisë elektrike, e kemi lënë mënjanë si shpenzim. EVN Home do të sigurojë energji edhe për bursën e Maqedonisë, ku në periudha të caktuara gjatë ditës ka çmime mjaft të favorshme, kështu që 15 për qind që po bënte presion serioz në çmimin e energjisë elektrike, tani nuk do të llogaritet si kosto”, deklaroi Bislimoski për ditarin qendror të televizionit “Sitel”.

Edhe kryeministri Hristijan Mickoski dje n deklaratë për media tha se nuk pret rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke theksuar se janë plotësuar dy kushtet – janë miratuar ndryshimet në Ligjin për energjetikë dhe furnizuesi universal. ka optimizuar sasitë në mënyrë që të mos ketë rritje enorme të çmimit të energjisë elektrike.

“Kur po dorëzoja plotësimin e Ligjit për Energjetikë, kisha dy mesazhe. E para është që deputetët ta votojnë sa më shpejt këtë plotësim dhe e kanë bërë dhe mesazhi i dytë ka qenë për kompaninë që është furnizuesi universal, pra “EVN Home”, që të optimizojë sasitë që të mos ketë rritje enorme e çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët nga furnizuesi universal. Ajo që kam marrë si informacion është se të dyja kushtet janë plotësuar. Tani i takon Komisionit Rregullator të vendosë, ai është organ i pavarur, deklaroi Mickoski.

Ai nuk pritet të ketë rritje për kategorinë e parë dhe të dytë. “Sipas njohurive të mia të mëparshme në këtë fushë, nuk pres rritje për kategorinë e parë dhe të dytë, ose do të ishte minimale, pra nën një për qind, ose rritja totale do të ishte dy herë më e vogël se inflacioni, përkatësisht të varionte nga 0 në 1 për qind. Qytetarët të jenë të qetë, nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës pasi të plotësohen këto dy kushte dhe pres që Komisioni Rregullator për Energjetikë ta konfirmojë”, tha dje Mickoski.

Plotësimet e Ligjit për Energjetikë janë miratuar të hënën në seancë plenare. Me këtë zgjidhje ligjore, sipas propozuesve, do të sigurohet një furnizim i besueshëm, i sigurt dhe i vazhdueshëm me energji elektrike për amivsëritë dhe konsumatorët e vegjël.

Exit mobile version