KRRE sot vendos për tarifën e re të energjisë elektrike

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot do t’i kumtojë vendimet lidhur me çmimin e sistemit përçues dhe distributiv për energjinë elektrike.

Marketing

SHA EMV në tenderin e fundit të EVN HOUM ofroi çmim prej 62 eurove për megavat orë që është për dy euro më i lartë se çmimi i deritanishëm që SHA EMV ia shiste furnizuesit universal. Ky çmim ka ndikim më të madh ndaj çmimit të rrymës të cilën qytetarët do ta paguajnë nga 1 janari.

Kryeministri Hristijan Mickoski ditë më parë tha se nuk pret ndryshime të mëdha në çmimin e rrymës, ndërsa nëse vjen deri te diçka e tillë atëherë sipas tij, rritja do të duhej të jetë minimale prej një deri tre për qind.