KRrE:120.000 amvisëri mund të kenë rrymë nga burime të rinovueshme

Termocentralet e reja për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme që janë ndërtuar në 19 muajt e fundit mund të plotësojnë nevojat për energji elektrike të afro 120 mijë amvisërive, thonë nga Komisioni Rregullator i Energjisë dhe Shërbimeve të Ujit.

Marketing

Në periudhën nga janari 2022 deri në korrik 2023, KRrE ka lëshuar licenca për gjithsej 605 termocentrale me një kapacitet total të instaluar prej 316.4 megavat. Me këtë kapacitet të ri të instaluar që është vënë në funksion 1 vit e shtatë muajt e fundit, mund të plotësohen nevojat për energji elektrike të amvisërive me konsum mesatar në 14 qytete të vendit.

Bëhet fjalë për energji të pastër të nga Dielli, era, uji dhe biogazi. Në vitin 2022, siç shkruhet në njoftim,

KRrE ka lëshuar licenca për 267 termocentrale me fuqi të instaluar prej 152.2 megavat, ndërsa nga fillimi i vitit 2023 deri në fund të korrikut, licenca kanë fituar 338 termocentrale me fuqi të instaluar prej 164.2 megavat.