Kryediplomatët e Turqisë, Afganistanit dhe Pakistanit nesër takohen në Stamboll

Një takim trepalësh midis kryediplomatëve të Turqisë, Afganistanit dhe Pakistani është planifikuar të zhvillohet gjatë ditës së nesërme në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Së bashku me zhvillimet e fundit në lidhje me procesin e paqes afgane, gjatë takimit trepalësh do të diskutohet edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë, energjisë, lidhjes dhe migracionit të parregullt”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Me këtë rast, është planifikuar që ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, të zhvillojë “takime trepalëshe me homologët e tij afgan dhe pakistanez”.

Marketing



. .

Marketing