Kryemadhi pas daljes nga SPAK: Do njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores

Pas daljes nga SPAK, Monika Kryemadhi ka dalë në një prononcim për media.

Pas paraqitjes që bëri në SPAK, në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj saj, Kryemadhi tha se do “njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe të sateliteve të Shqipërisë.

Ndër të tjera ajo tha se nuk ka asnjë komunikim me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, i cili ndodhet në paraburgim.

Marketing

”Unë jam një individ dhe politikane që vendos të përballem dhe me padrejtësitë që behën. Po bej mbrojtjen time ligjore për pretendimet e SPAK ndaj meje. Kam evidentuar një sërë shkeljesh ligjore nga organi akuzës, që do kundërshtohen dhe do u vërtetojnë shqiptarëve të kundërtën e asaj që thuhet.

Do njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe të sateliteve të Shqipërisë. Duroni se do të informoheni për të gjitha. Do tregohet se sa i vërtetë është i gjithë procesi. Me Ilir Metën s’ka asnjë komunikim”, tha Kryemadhi.

Marketing