Kryeministri britanik bëhet baba për herë të 7-të

Kryeministri britanik, Boris Johnson është bërë me vajzë. Mediat britanike shkruajnë se ai dhe gruaja e tij, Carrie Johnson kanë njoftuar lindjen e fëmijës së tyre të dytë.

Marketing

“Kryeministri dhe zonja Johnson janë të lumtur të njoftojnë lindjen e një vajze të shëndetshme në një spital në Londër”,-ka njoftuar një zëdhënëse e çiftit.

Më tej ajo ka shtuar se nëna dhe foshnja janë në gjendje shumë të mirë

“Si nëna dhe vajza janë shumë mirë. Çifti dëshiron të falënderojë ekipin e shkëlqyer të maternitetit të NHS për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre.”

Por ende nuk dihet emri i vogëlushes.

Në muajin shtator kryeministri i Britanisë, Johnson tregoi se ishte baba i 6 fëmijëve. Ardhja në jetë e vogëlushes e bën 57-vjeçarin e baba të 7-të fëmijëve.

Ai ka katër fëmijë me ish-bashkëshorten Marina Wheeler, një fëmijë i lindur, i lindur vitin 2009 erdhi në jetë si rezultat i një lidhjeje me konsulenten e artit Helen Macintyre, dhe tani dy fëmijë me gruan e tij aktuale.