Ballina Lajme Rajon Kryeministri dhe gazetarët bullgarë do të ndëshkohen për mos mbajtje të maskave...

Kryeministri dhe gazetarët bullgarë do të ndëshkohen për mos mbajtje të maskave në kishë

Kryeministri Boyko Borisov do të gjobitet me 153 euro për shkeljen e urdhrit për të mbajtur një maskë mbrojtëse në fytyrë gjatë një vizite të martë në një kishë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Bullgarisë.

Marketing

Ministri i Shëndetësisë Kiril Ananiev të hënën urdhëroi që bullgarët të mbanin përsëri maska në të gjitha hapësirat e mbyllura pasi shteti ballkanik pa rritjen më të madhe javore në rastet e koronavirusit.

“Të gjithë personat që kanë qëndruar në Manastirin e Rila pa maska mbrojtëse gjatë vizitës së kryeministrit do të ndëshkohen”, tha ai.

Ashtu si Borisov, gazetarët, fotografët dhe kameramanët që e shoqëruan në kishë pa maska gjithashtu do të ndëshkohen, shtoi ministria.

Nuk bëhet e ditur nëse do të ndëshkohen edhe priftërinjtë që nuk mbanin maska brenda kishës.

Javën e kaluar, Bullgaria raportoi 606 raste të reja me Covid-19, duke çuar totalin në 3.984, me 207 vdekje.

Kjo nxiti vendimin e Ananiev për të rivendosur bartjen e detyrueshme të maskave në hapësirat publike.

Marketing
Exit mobile version