Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov mbërriti në Manastir

Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov mbërriti në Manastir ku do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së klubit të Qendrës Kulturore “Ivan Mihajlov”. Vizita e kryeministrit Petkov është vizita e parë e një kryeministri bullgar në Manastir.

Marketing

Para fillimit të manifestimit, Petkov do të bisedojë me përfaqësues të shoqatave bullgare në Maqedoni. Kryeministri bullgar dhe ministrat në Qeveri do të vizitojnë linjën e transmetimit Manastir – Elbasan. Ndërtimi i linjës së transmetimit është realizim i pjesës energjetike të Korridorit 8.

Më herët në Manastir kanë arritur ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gencovska, nënkryetarja e Bullgarisë Iotova dhe deputetja Ekaterina Zaharieva.