Kryeministri i Etiopisë fiton Çmimin Nobel për Paqe

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed është shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe për këtë vit.

Marketing

Komiteti norvegjez i Nobelit ka vendosur t’i ndajë Ahmedit këtë çmim për përpjekjet e tij që të arrijë paqe dhe bashkëpunim ndërkombëtar si dhe për inciativën e tij që të zgjidhë konfliktin me shtetin fqinj, Eritrenë.

Gjatë javës Nobeli është ndarë edhe në kategoritë tjera.

Një ditë më parë Akademia suedeze e Shkencave shpërbleu me Çmimin Nobel për Letrësi autoren polake, Olga Tokarczuk, dhe autorin austriak, Peter Handke.

Çmimi për Tokarczukun i takon vitit 2018, ndërsa për Handken këtij viti.

Organizata amerikane Pen, e cila mbron lirinë e shprehjes dhe promovon letërsinë, tha se zgjedhja e Komitetit të Nobelit për laureat të çmimit në letërsi për këtë vit është për keqardhje.

Kjo pasi, Handke, njihet edhe figurë kundërthënëse, për shkak të mbështetjes së tij për politikat e ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed është shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe për këtë vit.

Komiteti norvegjez i Nobelit ka vendosur t’i ndajë Ahmedit këtë çmim për përpjekjet e tij që të arrijë paqe dhe bashkëpunim ndërkombëtar si dhe për inciativën e tij që të zgjidhë konfliktin me shtetin fqinj, Eritrenë.

Gjatë javës Nobeli është ndarë edhe në kategoritë tjera.

Një ditë më parë Akademia suedeze e Shkencave shpërbleu me Çmimin Nobel për Letrësi autoren polake, Olga Tokarczuk, dhe autorin austriak, Peter Handke.

Çmimi për Tokarczukun i takon vitit 2018, ndërsa për Handken këtij viti.

Organizata amerikane Pen, e cila mbron lirinë e shprehjes dhe promovon letërsinë, tha se zgjedhja e Komitetit të Nobelit për laureat të çmimit në letërsi për këtë vit është për keqardhje.

Kjo pasi, Handke, njihet edhe figurë kundërthënëse, për shkak të mbështetjes së tij për politikat e ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.Këto çmime, secili në vlerë të 908,000, dollarëve, do të prezantohen më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Nobelit.

Marketing