Në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë ekziston edhe një kënd ku prodhuesit vendorë shesin perime dhe gjëra të tjera ushqimore. Por diçka e dhimbshme për njërin prej këtyre prodhuesve ndodhi sot. Era e fortë ka rrëzuar të gjithë kavanozat e mjaltit, duke i thyer ato. Për këtë shitës të mjaltit, Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka shprehur vullnetin t’ia paguajë dëmin përmes linjave të caktuara buxhetore
Zyra e Kryeministrit për dëmin që iu shkaktua shitësit të mjaltit nga era e fortë në Prishtinë, të cilit iu thyen 30 kavanoza, shkruan Gazeta Express.
Zyra e Kryeministrit ka marrë të dhënat e personit në fjalë, dhe në procedura normale përmes linjave të caktuara buxhetore kryeministri Ramush Haradinaj e nënshkroi vendimin për kompensim.
![](http://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/mjalta-1533030138-9441805_1533038834-7456108.jpg)