Kryeministri Kovaçevski për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot do të jetë në vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski.

Marketing

Në kuadër të vizitës zyrtare Kryeministri Kovaçevski do të ketë takim me homologun e tij slloven, Robert Golob. Në kuadër të vizitës është paraparë takim bilateral i delegacionit maqedonas dhe slloven.

Gjatë kësaj vizite është paraparë nënshkrim i deklaratës së përbashkët për përforcimin e bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë.