Kryeministri libanez, Hassan Diab shpalli se e mërkura 5 gusht do të jetë një ditë zie kombëtare për viktimat e shpërthimit të madh në portin e Bejrutit, raportoi agjencia kombëtare e lajmeve, ANI.
Numri i të vrarëve dhe të plagosurve në shpërthim mbetet i paqartë.
Raportet e televizionit lokal cituan burime spitalore të thoshin se rreth 400 deri në 500 persona janë plagosur.
Presidenti libanez, Michel Aoun ka thirrur për një takim urgjent të Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes.