Kryeministri Zoran Zaev uron Festën e Fitër Bajramit

Në emrin e tij personal dhe Qeverisë së RMV-së, Kryeministri Zoran Zaev ka uruar Festën e Fitër Bajramit të gjithë pjesëtarëve të komunitetit mysliman.

Marketing

“Fundi i agjërimit dhe begatitë e fituara gjatë muajit të Ramazanit, le t`ju zbukurojnë me frymën e durimit dhe solidaritetit” – thuhet në urimin e Kryeministrit Zaev.

“Këto ditë të ndritura në frymën e Festës së Bajramit të Ramazanit, si qytetarë të përgjegjshëm ndaj vetvetes, familjes dhe shtetit, t`I respektojmë rekomandimet shëndetësore dhe në bazë të parimeve të respektit dhe solidaritetit të vazhdojnë drejt rrugës evropiane që bashkë e kemi zgjedhur”– thuhet në urimin e Kryeministrit Zaev.