Kryeparlamentari Xhaferi në audiencë tek Papa Françesku

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe delegacioni shtetëror – kishtar, me rastin e shënimit të Ditës së Iluministëve sllav “Shën Kirili dhe Metodi” në Vatikan kishin Audiencë te Papa Françesku.

Marketing

Marrëdhëniet Maqedoni e Veriut – Selia e Shentë janë të ndërlidhura në mënyrë të pandashme përmes lidhjeve historike të personaliteteve të rëndësishme nga e kaluara e përbashkët dhe bazohen mbi traditat e përbashkëta historike, kulturore dhe fetare – është thënë gjatë takimit të delegacionit shtetëror kishtar të vendit, që kryesohej nga Kryeparlamentari Talat Xhaferi, gjatë takimit me Papa Françeskun në Vatikan.

Mesazhi themelor i Papës Françesku, ishte uniteti rreth sigurimit të paqes në Evropë dhe uniteti në përpjekjet për proceset eurointegruese.

Në këtë takim janë diskutuar edhe aktivitetet për hapjen e përfaqësisë së Selisë së Shenjtë në Shkup.

Kryetari Xhaferi i dhuroi Papës Francisk ikonë grafike Zoja e Trëndafilit që nuk Venitet nga shekulli i XIX-të dhe ekzemplar të filmit dokumentar të metrazhit të gjatë „Frika“. Me rastin e 10 vjetorit të Pontifikatit të Papës, Xhaferi i dhuroi ekzemplar unik- kuti në drugdhendje.

Marketing