Ballina Aktuale Kryesuesi i OSBE-së Osmani në Kazakistan: Takime me kreun shtetëror

Kryesuesi i OSBE-së Osmani në Kazakistan: Takime me kreun shtetëror

Në kuadër të vizitës në Azinë Qendrore, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, nesër do të qëndrojë në Astana të Kazakistanit.

Marketing

Osmani do të takohet me Presidentin e Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, ndërsa me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Murat Nurtleu përveç se do të takohet do të mbajnë edhe konferencë të përbashkët për media.

Po ashtu, Kryesuesi Osmani do të ketë takime edhe me Ministren e Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore, Zulfiya Suleimenova dhe Kryetarin e Senatit të Parlamentit të Kazakistanit, Maulen Ashimbaev.

Në Astana, Osmani do të takohet edhe me përfaqësues të organizatave civile, si dhe do ta vizitojë edhe Zyrën e programeve të OSBE-së në Astana për t’u njohur nga afër me aktivitetet dhe projektet që OSBE-ja i realizon në Kazakistan.

Vizita në Kazakistan dhe rajonin e Azisë Qendrore është një nga prioritetet e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në. Gjatë vizitave, Kryesuesi, Osmani ka mundësi që drejtpërdrejt të shkëmbejë mendime mbi çështjet aktuale dhe të rëndësishme për funksionimin e OSBE-së, si dhe të njihet me punën e misioneve në terren të OSBE-së dhe bashkëpunimin e tyre programor dhe projektues me vendet e Azisë Qendrore.

Exit mobile version