Arben Taravari takon gjeneralin Wesley Clark në SHBA

Kryetari i ASH-së dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravri, ka vazhduar me vizitën në SHBA. Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se mbrëmë ka takuar ish-komandantin e Forcave të NATO-s Wesley Clark.

Marketing

“Gjatë takimeve të rëndësishme që po bëj në Amerikë, një nga më miqësorët dhe të çmuarit, ishte padyshim darka që pata mbrëmë me Gjeneralin Wesley K.Clark i cili drejtoi NATO-n në mënyrë të shkëlqyer dhe është një aset i madh për ne”, shkruan kreu i ASH-së, Arben Taravari në rrjetet sociale.

Wesley K.Clark, ka qenë gjeneral i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish komandantë suprem i NATO-s, i cili simbolizon vendosmërinë e botës demokratike dhe paqes.

Marketing