Kryetari ASH Ziadin Sela takoi Ambasadorin Dr. Georg Woutsas

Kryetari ASH z. Ziadin Sela në vazhdën e takimeve me diplomatët sot në zyrat e ASH Shkup ka pritur Ambasadorin e Sllovenisë Dr Georg Woutsas.

Marketing

Në këtë takim Kryetari Sela informoi Ambasadorin Woutsas për situatë politike në përgjithësi dhe në veçanti për situatën e shkaktuar nga pandemia Covid 19, rrezikun për shëndetin publik si dhe ndikimin e kësaj pandemie që ka shkaktuar pasoja ekonomike dhe zhvillimore për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Kryetari Sela e informoi Ambasadorin slloven edhe për aktivitetet politike, si dhe rolin opozitar të ASH në Kuvendin e RMV.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për procesin Eurointegrues në vend, si dhe domosdoshmërinë për funksionimin e shtetit ligjor, demokratizimin e institucioneve, luftën ndaj korrupsionit si parakusht për integrimin e vendit në BE.

Kryetari Sela ka falënderuar Ambasadorin Woutsas për kontributin e shtetit Slloven që ka dhënë mbështetje të vazhdueshme Maqedonisë së Veriut në rrugën Euro-Atlantike si shtet mik i Maqedonisë së Veriut.