Ballina Aktuale Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame vizitoi ITSHKSH-në

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame vizitoi ITSHKSH-në

Sot kisha kënaqësi që në Institut ta pres kreun Bashkësisë Fetare
Islame, Reis Ul-Ulema, H. Shaqir ef. Fetahu, i cili erdhi për të më
ngushëlluar për humbjen e nënës, ndërsa kjo vizitë u bë e frytshme
edhe sepse përkoi me praninë e profesoreshës së teologjisë, Ines
Murzaku, nga Universiteti “Seton Hall” të New-Jersey-t, e cila po
qëndron në vendin tonë me programin fulbright të shtetit amerikan. Në
këtë vizitë ishte i pranishëm edhe Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan
Ismaili, dhe shefi i Kabinetit të Reisit, Dr. Abdulkerim Iseni.

Marketing

Kështu patëm mundësi që bashkërisht të diskutojmë për dialogun
ndërfetar dhe të theksojmë rolin e mirë që po e luan Instituti i
Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në promovimin e
dashurisë, paqes, respektit dhe tolerancës ndërfetare si vlerë
autoktone shqiptare, që po merr trajtë institucionale në Shkup.

Marketing
Exit mobile version