Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti takoi ambasadorin e ri të Francës z. Siril Bomgartner

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin e ri të Francës, z. Siril Bomgartner.

Marketing

Në këtë takim, Ahmeti i ka theksuar bashkëbiseduesit të tij se Republika e Maqedonisë së Veriut tashmë ka shënuar përparim sa i përket respektimit dhe zbatimit në praktikë të vlerave evropiane dhe që vendi edhe në të ardhmen nuk do të ndryshoj kurs, do të vazhdojë të lëvizë në po të njëjtën rrugë.

Gjatë këtij takimi Ahmeti dhe Bomgartner diskutuan dhe mbi lëvizjet konkrete të ndërmarra me qëllim thellimin e bashkëpunimit dypalësh midis Maqedonisë së Veriut dhe Francës, situatën politike në vend dhe rajon, integrimin evropian dhe 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti dhe ambasadori i Francës z. Siril Bomgartner gjithashtu gjatë këtij takimi kanë shkëmbyer mendime edhe rreth sakrificave të qytetarëve të vendit tonë me qëllim realizimin e ëndrrës sonë të përbashkët evropiane. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut meritojnë që të shohin dhe ndjejnë shpërblimin dhe solidaritetin e Bashkimit Evropian.

Ahmeti me këtë rast nuk ka mbetur pa falënderuar në emër të BDI-së miqtë tanë francez për aktin se të gjitha të arriturat e vendit tonë janë të përbashkëta, andaj dhe theksoi nevojën për ndihmesën e Bashkimit Evropian me qëllim tejkalimin e situatës së panevojshme të krijuar me veton e Bullgarisë për integrimin e RMV-së në BE.

Lideri i BDI-së Ahmeti dhe ambasadori francez Bomgartner në fund të këtij takimi biseduan edhe për masat e marra lidhur me krizën shëndetësore dhe ekonomike që tashmë ka shkaktuar COVID-19 si dhe për mënyrat më të mira me qëllim rimëkëmbjen e vendit pas kësaj pandemie.