Kryetari i Çairit Ganiu takon kryetarin e Londrës Sadiq Kan

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu në kuadër të Samitit të katërt Global të Rrjetit të Strong Cities është takuar me kryetarin e Londrës Sadiq Kan.

Marketing

Ndryshe Ganiu në Nju Jork të 🇺🇸Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Çairit ka marrë pjesë në fillimet e punimeve të Samitit të katërt Global të Rrjetit të Strong Cities. Kishim nderin që bashkë me kryesuesin e Këshillit Komunal të Çairit Jetmir Asani të jemi pjesë e këtij eventi që u hap nga kryetari i Nju Xhersit, Ras J.Baraka dhe ku u drejtuan me fjalimet e tyre edhe Keren Yarhi-Milo, Dekane e SIPA pranë Columbia University dhe Eric Rosand drejtor i përgjithshëm i Rrjetit të Strong Cities.

Ndryshe Komuna e Çairit është ndër komunat e para që tanimë disa vite jemi pjesë e Strong Cities me çka edhe drejtpëdrejtë kontribuojmë për një shoqëri më të sigurt dhe më të hapur në nivel global.