Kryetari i Çairit Visar Ganiu në terren pas rreshjeve të shiut

Menjëherë pas rreshjeve të rrëmbyeshme të shiut që kapluan vendin tonë gjatë ditës së sotme me shpejtësi të erës deri mbi 80 km/h dhe sasi të rreshjeve prej rreth 11 litrave në metër katror, në terren për të menaxhuar punimet për normalizimin e situatës së krijuar ka dalë Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu.

Marketing

Ekipet e ndërmarrjeve publike “Ujësjellësi dhe kanalizimet”, “Rrugët dhe Rrugicat”, “Parqet dhe gjelbërimet” dhe 40 punëtorët sezonal të Komunës janë në veprim të plotë dhe duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

Numrat e kontaktit ku qytetarët mund të kërkojnë veprimin e ndërmarrjeve janë:
– EVN (0)2 3205 000
– Ujësjellësi dhe kanalizimet (0) 2 3240 300 / (0) 2 3073 010
– Parqet dhe gjelbërimet (0) 2 3070 112 / (0) 2 3070 113
– Zjarrëfikësit – 193

Marketing