Kryetari i Këshillit nacional të Austrisë Sobotka për vizitë në Kuvend

Kryetari i Këshillit nacional të Republikës së Austrisë, Volfgang Sobotka sot qëndron për vizitë në Kuvend.

Marketing

Siç paralajmëroi shërbimi kuvendor për shtyp, Sobotka do të tkaohet me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe do të nënshkruajnë Letër qëllimesh për formimin e “Punëtorive për demokraci”.

Në kuadër të vizitës, Sobotka do të takohet edhe me përfaqësues të komunitetit afarist: Shtefan Peter nga EVN Maqedoni SHA, GLigor Bishev dhe Alvin Aliçeviq nga Banka Shparkase Maqedoni SHA Shkup.

Sobotka është paraparë të realizojë takime të ndara me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti

Marketing