Kryetari i komunës së Çairit ,vizitë në klinikën gjinekologjike në Çair

Foshnja e parë e lindur në Çair në vitin 2022 është djalë, peshon 4180 gr. dhe ka lindur në ora 02:33 pas mesnate.

Marketing

Sot qëndrova në Gjinekologjinë e Çairit, ku edhe erdhi në jetë foshnja dhe bashkë me drejtorin e këtij institucioni Bashkim Ismailin dhe personelin kujdestar mjekësor vizituam të porsalindurin dhe nënën Angela Gelevska.

Me këtë rast foshnjës së parë të lindur si Komunë e Çairit i dhuruam edhe një shumë simbolike prej 15.000 denarëve.

Edhe foshnjës edhe nënës ju urova shëndet të mirë.

Ndërsa siç më informuan nga personeli mjekësor në Gjinekologjinë e Çairit pas mesnatës deri sot në orën 12:00 kanë lindur 6 foshnje dhe që të gjithëve ju urojmë shëndet të mirë.

Njëkohësisht sot shfrytëzova rastin të vizitojë edhe repartin e rinovuar të Urgjencës të Gjinekologjisë së Çairit, që u lëshua në përdorim ditë më parë dhe është i përmasave tejet moderne, ndërsa drejtorit Ismaili dhe stafit mjekësor ju urova punë të mbarë dhe të suksesshme.

Marketing