Në zgjedhjet e sotme të parakohshme për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Novo Sellës asnjë prej të dy kandidatëve, Nikolla Andonov nga LSDM-ja dhe Nikolçe Stoillkov nga VMRO-DPMNE-ja, nuk kanë marr numrin e nevojshëm të votave.
Pra sipas të dhënave nga shtabet e të dy kandidatëve ka një numër të madh të fletëvotimeve të pavlefshme dhe me siguri ato vendosën se sot nuk ka fitues.
Sipas disa informatave në epërsi minimale është Stoillkov, ndërsa sipas disa informatave të tjera Andonov.
Sipas informacioneve nga Komisioni Komunal Zgjedhor deri tani janë numëruar votat prej më shumë se gjysmës së vendvotimeve prej gjithsej 20 vendvotimeve.