Një 1-vjetorin e nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, kryetari i OSBE-së, ministri Bujar Osmani iu drejtua Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara në seancën, ku u miratua Rezoluta e Drejtësisë dhe Paqes së Përhershme. Para Këshillit të Sigurisë, Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut e mbështet këtë rezolutë dhe është ndër bashkësponzoruesit kryesorë të saj.
Ndërkohë, duke iu referuar abuzimit seksual dhe dhunës ndaj grave dhe vajzave, që është shkelje e rëndë e të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe e të drejtës ndërkombëtare humanitare, ai u shpreh: “Hetimet e deritanishme në shumicën e qyteteve të sulmuara në Ukrainë çojnë në përfundimin se janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Autorët e këtyre krimeve duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dalin para drejtësisë ”.
Në fund të fjalimit të tij, Osmani i bëri thirrje Federatës Ruse t’i japë fund luftës dhe përsëriti kërkesën për ndërprerjen e menjëhershme të agresionit ushtarak kundër Ukrainës, si dhe tërheqjen e plotë dhe të menjëhershme të forcave të saj nga territori i Ukrainës.
“Ne duhet të rivendosim paqen dhe përgjegjësia duhet të mbizotërojë! Ata që kanë kryer krime duhet të dalin para drejtësisë”, ka përfunduar Osmani.