Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu ka siguruar mjetet financiare për rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në një nga lagjet e kësaj komune. Mjetet e siguruara do të shfrytëzohen për përmirësimin e Infrastrukturës nëntokësore.
Postimi i plotë:
✅Rreth 5 milionë denarë të tjera hyjnë në Komunën e Çairit edhe rr.Resenska 1-2 do të ketë infrastrukturë të re nëntokësore
Komuna e Çairit sot siguroi afër 5 milionë denarë për rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik për 📍rr. Resenka 1-2, si pjesëmarrje të Byrosë për Zhvillim Rajonal.
Marrëveshjen e nënshkruam sot me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski dhe drejtorin e Byrosë për Zhvillim Rajonal, Ramiz Rexhepin.
Ndërsa, projekti në fjalë është i një rëndësie të madhe, veçanërisht për faktin se me të rregullohet infrastruktura nëntokësore e rr.Resenska 1-2, por edhe se një gjë e tillë ndikon drejtpërdrejtë në mirëqenien dhe jetesën e vet banorëve të Komunës së Çairit.
Ministrin Milevski, e informova mes tjerash edhe lidhur me numrin e madh të projekteve që po i realizojmë në komunën tonë dhe që kanë të bëjnë pikërisht me përmirësimin e infrastrukturës nëntokësore të shumë lagjeve.