Kryqi i Kuq dhe qendra CIPI organizojnë aksion për dhurim të mjaltit

Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit dhe “Qendra edukative për bletari dhe pemëtari” CIPO organizojnë aksion të përbashkët për dhurimin e mjaltit natyral si ilaç për ta rritur imunitetin e njerëzve, që fillon nga sot.

Marketing

Për këtë qëllim, organizatorët u bëjnë thirrje të gjithë bletarëve dhe prodhuesve të mjaltit të përfshihen në aksion.

“Çdo bletar që dëshiron mund të dhurojë një ose më shumë kavanoza të mjaltit të tyre natyror. Aksioni fillon në 18.03.2020 nga ora 8 deri në 14 orën dhe do të zgjasë deri më 25 mars deri në orën 14. Nëse ka nevojë aksioni do të vazhdojë”, theksojnë organizatorët.

Bletarët dhe prodhuesit e mjaltit donacionet e tyre mund t’i dorëzojnë në Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit, gjegjësisht Qendrën e Kujdesit Ditor për të moshuarit në ndërtesën “Dare Xhambaz”, pas së cilës vullnetarët dhe stafi i Kryqit të Kuq do ta shpërndajnë mjaltin për ata që kanë nevojë për atë më së shumti.

“Bëhuni human, kujdesuni për shëndetin tuaj dhe shëndetin e të tjerëve. Më shumë informacione mund të merren në FB profilin e qendrës CIPO në numrin e telefonit 070/546177 ose në Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit”, shtuan organizatorët në kumtesë

Marketing