Ballina Aktuale KSHZ: 297 kandidatë do të garojnë për kryetar komune më 17 tetor

KSHZ: 297 kandidatë do të garojnë për kryetar komune më 17 tetor

Qyteti i Shkupit ka më shumë interes, pasi kanë aplikuar deri në 12 kandidatë për kryetarë komunash.

Marketing

Komisioni Shtetëror Zgjedhor shpalli një listë të kandidatëve për kryetarë komune, një ditë pas afatit deri në të cilin ata mund të regjistroheshin në KSHZ.
Lista përfshin gjithsej 297 kandidatë për kryetarë të 80 komunave dhe Qytetin e Shkupit. Më shumë kandidat të paraqitur për kryetarë komunash ka për Qytetin e Shkupit, deri në 12.

KSHZ -ja ende po përpunon kandidatët për anëtarë të këshillit komunal.

Zgjedhjet lokale janë caktuar për 17 tetor.

Marketing
Exit mobile version