KSHZ, çmimoret për prezantim mediatik mund të dorëzohen deri nesër

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot duhet të bëjë ndryshim në librin e afateve me të cilin afati për dorëzimin e listës së çmimoreve për prezantim mediatik lidhur me referendumin e caktuar për më 30 shtator, do të vazhdohet deri nesër.

Marketing

Vetëm propozuesi i autorizuar, në këtë rast Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ka qasje të privilegjuar deri te shërbimet të cilat i sigurojnë radiodifuzerët, mediat e shtypura dhe mediat elektronike (internet portalet), të parashikuara me Kodin Zgjedhor.

Të gjitha subjektet e tjera, mund të kenë prezantim të tyre medial lidhur me Referendumin 2018, por qasja deri te shërbimet e mediave është nën kushte të tregut, sipas rregullave dhe politikave për reklamim të paguar të çdo mediumi.

Kohën e pashfrytëzuar, mediumi mund t’ua shesë subjekteve të tjera, nën kushte të dakorduara me subjektin i cili e ka blerë kohën. Lista e çmimeve dhe shërbimeve për prezantim mediatik, të cilat mediumet i dorëzojnë deri tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor, u dedikohen vetëm “qasjes së privilegjuar” të propozuesit të autorizuar.

Të gjitha subjektet e tjera e dakordojnë prezantimin e tyre mediatik me mediumin adekuat, nën kushte të tregut, informon KSHZ.

Propozuesi i autorizuar, shërbimet të cilat i ka shfrytëzuar për propagandën publike i paguan nga mjetet personale, sipas listës së çmimeve të përcaktuara nga mediumet dhe të dorëzuara deri tek KSHZ. Subjektet e tjera, shërbimet e shfrytëzuara për prezantim personal mediatik i paguajnë nga mjetet personale.

“Sigurimi i minutave plotësuese për emetimin e porosive propaganduese komerciale është çështje të cilën mediat (në mënyrë të pavarur ose përmes shoqatave të tyre) duhet ta dakordojnë me Agjencinë për Media, që është trup rregullator kompetent për këto çështje.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor është i gatshëm të ndihmojë në qoftë se vlerësoni se ndihma e këtillë është e nevojshme”, shton KSHZ.
Referendumi do të mbahet më 30 shtator, pasi Kuvendi më datën 30 të muajit të kaluar solli vendim për shpalljen e tij, të cilën pastaj kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e dorëzoi deri te KSHZ-ja.

Komisioni në seancën, që e mbajti më datën 1 të këtij muaji ka dërguar thirrje publike deri te qytetarët për kontroll të të dhënave në Listën zgjedhore për zbatimin e referendumit. Kontrolli në të dhënat fillon më 9 gusht dhe do të zgjasë deri më 23 gusht të vitit 2018 deri në orën 24:00.

Nëse vlerësojnë se është e nevojshme, të kërkojnë ndryshim, plotësim apo fshirje të të dhënave në të, qytetarët këtë mund ta bëjnë përmes ueb faqes së KSHZ-së https://izbirackispisok.gov.mk/ dhe në njësitë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së. Lista zgjedhore që vendoset në kontroll publik përfshinë të dhëna të qytetarëve të cilët në përfundim me 30 shtatorin e vitit 2018 kanë arritur moshën e rritur, theksojnë nga KSHZ-ja.

Duke pasur parasysh se në referendum do të votojë edhe diaspora, KSHZ-ja në afat prej tre ditëve nga shpallja e referendumit, deri më 2 gusht, te Ministria e Punëve të Jashtme duhej të dërgojë kërkesë për dorëzimin e të dhënave për diplomatët e punësuar në sipërfaqësisë përkatëse diplomatike-konsullore, (zyrat konsullore), për shkak zgjedhjes së kryetarit dhe zëvendëskryetarit të këshillit zgjedhor për zbatimin e votimit në PDK.

MPJ ka afat deri më 7 gusht t’i dorëzojë të dhënat e kërkuara deri te KSHZ-ja.
Pyetja e referendumit do të jetë “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”.

Marketing