KSHZ i konfirmoi deputetët e rinj në Kuvend

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme të 89-të i konfirmoi deputetët e rinj – Mirçe Axhioski në NJZ5 nga VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni “Ripërtëritja e Maqedonisë”, Rina Ajdari për NJZ6 nga BDI-ja,  Mirosllav Jovanoviq dhe Lidija Tasevska, të dy në NJZ2 nga koalicioni “Mundemi”.

Marketing

Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski informon se  e kanë shqyrtuar raportimin e kryetarit të Kuvendit me të cilin,  siç tha, na informon  se Kuvendi në seancën e sotme i konstaton  dorëheqjet e deputetëve Igor Durllovski  nga NJZ5 prej VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni “Ripërtëritje për Maqedoninë” për Bajram Rexhepin nga NJZ6  prej BDI-së, Muhamed Zeqiri nga Koalicioni “Mundemi” dhe Sanja Lukarevska nga NJZ2 prej Koalicionit “Mundemi”.

KSHZ katër deputetëve të rinj do t’u japë  vërtetim për deputetë të zgjedhur në Kuvend. Anëtarët e KSHZ-së njëzëshëm e miratuan këtë Raport, i cili pastaj do të dorëzohet deri te Kuvendi për procedurë të mëtutjeshme.

Anëtarët e KSHZ-së e votuan edhe Propozim-vendimin për  mjete të paradhënies për repartet rajonale Kërçovë dhe Shtip me qëllim që t’u ndihmohet  këtyre njësive rajonale t’i realizojnë  kompetencat e tyre në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Plasnicë dhe Shtip.