KSHZ i konfirmoi listat e kandidatëve për deputetë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot pasdite në seancë i konfirmoi listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj.

Marketing

Anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko, në fillim të seancës ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë afat dhe ka treguar se do të respektohen të gjitha afatet dhe të gjitha aktivitetet do të ndërmerren nga ana e tyre në përputhje me Kodin Zgjedhor. Ai bën të ditur se për nesër po planifikohet shorti për numrat rendorë të fletëvotimeve për zgjedhjet parlamentare.

“Ky është një operacion i gjerë dhe kompleks që kërkon objektivisht më shumë kohë dhe gjykatat janë realisht të ngarkuara me punën e kontrolleve dhe trajtimit për të na dorëzuar ato të dhëna, informojmë opinionin që të mos ketë konfuzion se mundësisht janë tejkaluar disa afate. Pra, KSHZ është brenda afateve të përcaktuara. Ne i përshtatemi plotësisht kalendarit për të gjitha veprimet elektorale dhe çfarë do të pasojë pas përcaktimit të listave”, tha Kondarko.

Në seancën e sotme të 95-të, KSHZ-ja konstatoi se në të gjashtë njësitë zgjedhore Koalicioni për “Ardhmërinë Evropiane” i udhëhequr nga LSDM dhe Koalicioni, Koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë” e udhëhequr nga GROM INTEGRA dhe PCER, partia Epoka maqedonase – Sovranistët e tretë, partia politike e Majta, koalicioni “Fronti evropian” – i udhëhequr nga BDI dhe koalicioni, Koalicioni “Vlen” (Vredi), Koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni Lëvizja “E Di – Për Maqedoninë tonë”;

Partia politike Demokratl ka dorëzuar listën e deputetëve në pesë njësi zgjedhore, partia politike Avaja në NJZ 3, 4, 5 dhe 6, Partia juaj në NJZ 1, 2, 3 dhe 4, Rodina Maqedoni në NJZ 1, 2, 4, 5 dhe 6, dhe Partia e Maqedonisë së Bashkuar – Lëvizja Qytetare Evropiane ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë vetëm për njësinë e gjashtë zgjedhore.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski informoi se partia Alternativa e Re është duke bërë korrigjime dhe lista ende nuk është kompletuar, por thekson se afatet për korrigjime që duhet t’i bëjnë partitë akoma vazhdojnë.

“Disa lista nuk mund të konfirmohen për shkak se procedura nuk ka përfunduar për arsye të caktuara që kanë të bëjnë me partitë politike, e disa edhe tek organet shtetërore që duhet t’u japin informata”, tha Dashtevski.

Kërkesa për akreditim për vëzhgues për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare u miratua njëzëri nga ambasadat e Hungarisë, Holandës dhe Malit të Zi në Shkup, servisi shqip i Zërit të Amerikës, Zyra e OSBE/ODIHR për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Ambasada e Malit të Zi në Shkup –

Seanca e KSHZ-së duhet të vazhdojë pas pauzës së dhënë nga kryetari Dashtevski, me pikën Për përcaktimin e pamjes së fletëvotimit për zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing