KShZ në pritje të vendimit zyrtar, vazhdon punën

Në pritje të njoftimit zyrtar, KShZ në seancën e sotme konfirmoi listat e kandidateve për deputetë të BDI-së dhe koalicionit të VMRO-DPMNE-së.

Marketing

Anëtarët e KSHZ-së konstatuan njëherit se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në diasporë, pasi që nuk është paraqitur numri i mjaftueshëm i qytetarëve për të votuar.

“Duke marrë parasysh faktin se nuk është paraqitur numri i mjaftueshëm i qytetarëve tanë në diasporë për të votuar në zgjedhjet e 12 prillit, KShZ-ja në bazë të ligjit është e obliguar të marrë vendim për mosrealizimin e zgjedhjeve në diasporë. Këto paraqitje nuk kaluan numrin e paraqitjeve për të votuar prej 6534 votues.”,- tha kryetari i KShZ-së, Oliver Derkovski.

Nga KShZ po ashtu kanë adresuar kritika se Gjykatat Themelore nuk kanë qenë të shpejta sa i përket kontrollimit të kandidatëve.

Marketing